Çështja penale e grabitjes së Bankës së Shqipërisë, ndodhur përmbi një dekadë më parë, është mbyllur, por lufta civile për kthimin e shumës shtetit shqiptar vazhdon ende. Mbasi dy gjykata civile kanë urdhëruar dy të akuzuarit, ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, që të kthejnë shumën e vjedhur prej 713 milionë lekësh, të dy ata do të përballen me Bankën e Shqipërisë.