I dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, viziton sot Serbinë ku do të takohet me presidentin e vendit, Aleksandër Vuçic. Zyrtari i lartë europian e konfirmoi ditë më parë se do të qëndronte për vizitë në Beograd e Prishtinë për t’u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targat e automjeteve.