Edhe në qytetin e Fierit besimtaret ortodoks paraditen e sotme kane festuar ditën e ujit të bekuar. Me këtë rast kisha e Shën Gjergjit e këtij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën në kishë dhe më pas vargu i gjatë i besimtarëve i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa, ku si për çdo vit tjetër ndiqet hedhja e kryqit në ujë.