Besimtarët myslimanë në Lushnje kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Fitër Bajramit. Në ambientet e brendshme dhe të jashtme të xhamisë së Lushnjes kanë marrë pjesë shumë besimtarë. Faljen e mëngjesit e ka drejtuar Imami i Lushnjes, Edmond Kasa ndërsa fjalën e rastit para besimtarëve e ka mbajtur Myftiu I Lushnjes, Gramoz Blliku, i cili theksoi se muaji i sakrificës është lumturi dhe devotshmëri ndaj Allahut të madhërishëm.