Qindra besimtarë myslimanë në Lushnjë kanë marrë pjesë mëngjesin e sotëm në faljen e namazit të Kurban Bajramit. Sheshi qendror i Lushnjës para bashkisë është bërë pritësi i këtyre besimtarëve në ditën më të mirë të festës së altruizmit dhe të sakrificës në emër të zotit. Myftiu i xhamisë Lushnjë Gramoz Blliku kërkoi nga besimtarët që të vazhdojnë në rrugën e zotit çdo ditë të jetës së tyre me mësimet e Kuranit të Shenjtë.