Ditën e sotme, besimtarët myslimanë kanë falur Fitër Bajramin në xhaminë e Plumbit në Vlorë. Besimtarët myslimanë mbushën sheshin pranë Xhamisë të cilët janë falur për mirësi, shëndet dhe fat për familjet e tyre. Falja është ndjekur dhe nga qytetarë vlonjatë .Myftiu i rrethit Armand Asllani ka drejtuar faljen.