Mbrëmjen e Vigjiljes së Krishtlindjes, besimtarë të shumtë u drejtuan drejt Katedrales së Shën Nikollës në Lezhë për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë, e cila u celebrua nga Padër Otavio Vitale. Në atmosferën e ngrohtë dhe të përshpirtshme të kësaj nate të shenjtë, Ipeshkvi i Lezhës përcolli një mesazh të fuqishëm për solidaritet dhe humanizëm.