Besimtarë ortodoksë të qytetit të Vlorës kanë kremtuar të Premten e Zezë, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq. Gjatë pasdites së të premtes, nga kisha e Shën Theodhorit në Vlorë është organizuar riti i kalimit nën epitaf dhe varrimi i Krishtit, pjesë e të cilës janë bërë qindra qytetarë të Vlorës.