Top Channel/ “Balluku”, BKH “mësyn” në shtëpitë e ish-zyrtarëve të ARRSH e KESH
26/12/2025 19:34

Si pjesë të hetimit të çështjeve të lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorëve të saj Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike. Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore. Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrolle që janë zbvilluar në zonën që është në juridiksionin e komisariatit numër tre ku ka ndodhur ky fenomen. Mes personave që u janë kontrolluar banesat dhe ambjentet e punës por edhe të banimit të drejtuesve të kompanive ndërtuse. Në një rast agjentët e BKH e kanë lënë tek dera punonjësin e policisë pa i lejuar që të marrin pjesë në kontroll. Ndërkohë që mes emrave të personave që u janë kontrolluar banesat janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive. Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços. Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë.

Top News – Digjen jastëkët e dialogut të Ramës/ Protestuesit para Kryeministrisë nisin protestën
24/10 13:08
Top Channel/ Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren
24/10 12:57
Top News – ‘Maskat nuk ju mbrojnë nga identifikimi’. Demo paralajmëron protestuesit e dhunshëm
24/10 12:51
Top Channel/ Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta kombëtare e thirrur nga opozita
24/10 12:49
Top Channel/ Protesta para kryeministrisë/ E thirrur nga PD, bëhen pjesë pedagogët dhe artistët
24/10 12:39
Top Channel/ Disa protesta. Studentët te ministria e Arsimit, PD dhe pedagogët para kryeministrisë
24/10 12:37
Top Channel/ Dhunohet 4-vjeçari në kopshtin në Korçë, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
24/10 12:23
Top Channel/ Demo për protestuesit e dhunshëm: Po përdorim teknologjinë për t’i identifikuar
24/10 12:13
Top News – Ftesa e pestë për protestuesit. Edi Rama shtron sërish tryezën e dialogut
24/10 11:47
Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51