Besimtarët myslimanë fierakë kanë festuar sot Kurban Bajramin. Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë Kurban Bajram falja është bërë në sheshin qendror të qytetit, i mbushur nga qindra qytetarë, ndërsa krerët e myftinisë së Fierit kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.