Besimi i bizneseve dhe qytetarëve në ekonomi është ulur, duke i bërë ata më pesimistë për të shpenzuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë sipas të cilës treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi rënie me 1.7 pikë gjatë janarit, duke reflektuar edhe shqetësimin në rritje si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve.