Qytetarët janë më të stepur dhe më pesimistë lidhur me gjendjen e ekonomisë dhe pritshmëritë për të ardhmen. Këtë e konfirmon edhe vrojtimi i fundit i bankës qendrore, sipas të cilit indeksi i besimit konsumator vijon të qëndrojë nën mesataren historike edhe në korrik. Eksperti Klodian Muço shpjegon se kjo lidhet kryesisht me pasiguritë e pandemisë që mund të sjellë të tjera kufizime duke ndikuar në buxhetet e tyre.