Top Channel/ “BESA”, Zvërneci 90 ditë në filter! TCH siguron dokumentin strategjik të qeverisë
25/07/2026 19:54

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama publikoi reflektimet e tij mbi protestat në Tiranë, ku pas 55 ditësh tubim bëri një kthesë politike dhe njoftoi se qeveria ka gati besëlidhjen e re për shqiptarët, Top Channel siguron dokumentin strategjik. Projekti i Zvërnecit, që ishte dhe zanafilla e protestave, do të jetë testi i parë i “BESËS”, dokumentit strategjik të qeverisjes së Ramës, në mandatin e tij të katërt, një udhërrëfyes, që synon të matë çdo politikë, çdo reformë dhe vendim të qeverisë. Sipas këtij plani të ri të qeverisë, parashikohet që brenda një periudhe 90-ditore të zhvillohen dëgjesa në terren me banorë, studiues, shkencëtarë, por edhe grupet që protestuan, për të marrë më pas një vendim për të ardhmen e projektit. “Brenda këtij afati përfundojnë dëgjesa, hapja e dokumentacionit të publikueshëm, vlerësimi paraprak dhe vendimi i arsyetuar për hapat pasues. Detyrimet që kërkojnë më shumë kohë regjistrohen me afate publike, institucione përgjegjëse dhe raportim të vazhdueshëm në Flamingo Mirror”. Sipas dokumentit, testi nuk nis me asnjë paragjykim, as nëse projekti duhet të vazhdojë dhe as nëse duhet ndalur. Çdo mundësi duket se lihet e hapur. “Alternativat janë vazhdimi me garanci, korrigjimi, kushtëzimi, rikonceptimi ose ndalimi, sipas asaj që lejojnë ligji, kontratat dhe provat. Asnjë hap i Metodës BESA nuk pezullon kompetencat ligjore, procedurat administrative, detyrimet kontraktore ose kontrollin gjyqësor”. Plani “BESA” i qeverisë synon gjithashtu një transformim të ri, që do të përcaktojë dekadën e ardhshme të zhvillimit shqiptar, me në fokus qytetarin. “Kthesa e mandatit të katërt është edhe kalimi nga logjika e ndërtimit, te kultura e kujdesit. Nga investimi si ngjarje, te përkujdesja si standard. Nga miratimi i një ligji, te përvoja e përditshme e qytetarit lidhur me ligjshmërinë. Ky është transformimi që do të përcaktojë dekadën e ardhshme të zhvillimit shqiptar. Një shtet i drejtë me njerëzit. Një administratë që respekton afatet. Një shërbim publik që sillet me dinjitet. Një institucion që pranon gabimin dhe garanton reagimin. Një qeveri që e ndan vendimmarrjen me publikun”. Në përfundim të këtij procesi, do të ketë një analizë të qasjes së para qershorit, kur nisën protestat, për të nxjerrë mësime, gjë e cila sipas dokumentit “nuk pengon përgjegjësinë administrative, kontraktore ose ligjore aty ku ajo provohet”. Çdo element i këtij procesi do të jetë i publikuar në ndërfaqen që do të quhet “Flamingo Mirror” (pasqyra e Flamingove), e cila në të ardhmen do të përdoret për të gjitha dosjet me interes të lartë publik.

Top Channel/ Më shumë ullinj në Vlorë këtë vit, prodhimi pritet të rritet me 20%, por…
26/10 12:31
Top Channel/ Ullishtet rrezikojnë braktisjen, fermerët e Fierit kërkojnë subvencione
26/10 12:29
Top Channel/ Ish ministri Ervin Hoxha “paqe” me deputetët e PD,bisedojnë pas incidentit në parlament
26/10 12:28
Top Channel/ Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për aeroportin
26/10 10:26
Top News- Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit
26/10 10:08
Top Channel/ Rrjedhje gazi nga një bombol, zjarrfikësit në Fier neutralizojnë situatën
26/10 09:55
Top News- Shmanget tragjedia në Fier, rrjedhje gazi në një apartament, ndërhyn në kohë zjarrfikësja
26/10 09:44
Top Channel/ Betejë zjarr-gaz te Kryeministria! Sërish kaos në Tiranë, “luftë” mes palëve
25/10 22:48
Top News- 13 ditë protestë në Tiranë/ Jo dialogut me kryeministrin, gurë drejt policisë
25/10 22:30
Top News – Tifozi i ‘TKZ’ rrezikon syrin. Kreu i fshf mesazh për 28 vjeçarin e lënduar në protestë
25/10 22:00
Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33
Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13