Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike mbizotëruan bulevardin edhe në protestën e 77 në kryeqytet. Në protestë u bashkuan sërish shqiptarë të diasporës, me mesazhin e njëjtë kundër politikës. Përveç fjalimeve poshtë Kryeministrisë, protestuesit lanë dhe një mesazh mbi bulevard me mbishkrimin “Besa e diasporës”. Marshimi në rrugët kryesore të kryeqytetit shoqëroi dhe protestën e 77. Me flamujt kuqezi dhe thirrjet për dorëheqje, protestuesit mbyllën tubimin, me njoftimin për t’u ritakuar sërish të dielën.