BERZH ka rishikuar rritjen ekonomike për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e çuar atë në nivelin 4.2% për vitin 2021 nga 3.6% që e kishte në vitin e kaluar. Sipas institucionit, vaksinimi masiv dhe rritja e eksporteve sollën këtë rritje në parashikim. Eksperti Eduart Gjokutaj mendon se ky parashikim, dukshëm më i ulët se ai i qeverisë, tregon se jemi drejt një rimëkëmbje të dobët.