Shqipëria po i afrohet një prej sfidave më të rëndësishme të viteve të ardhshme jo vetëm anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por edhe aftësisë për të përfituar realisht nga mundësitë që ai sjell. Në një intervistë për Top Channel Grzegorz Zielinski, Drejtor Menaxhues i BERZH për Evropën Juglindore shprehet se si një nga cështjet kryesore që Shqipëria duhet të arrijë është kapaciteti i vendit për të përgatitur dhe zbatuar projektet, ndërsa sugjeron që ecuria nuk duhet të kufizohet vetëm në nivelin qendror.