Top Channel/ Bërnabiç për takimin me Chollet: ”SHBA na premtoi, Asociacioni në janar”!
11/01/2023 18:47

Përpara vizitës së zyrtarit të lartë amerikan, Derek Chollet, kryeministrja serbe Ana Bërnabic pohoi se premtimi i SHBA-së që formimi i Asociacionit e komunave me shumicë serbe të nisë në janar, pritet të jetë "në tryezën" e bisedimeve. “Kjo do të ishte një gjë shumë mirë sepse do të përbënte zbatim të Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo për televizion serb, Pink. Por edhe pas këtij pohimi megjithatë, shefja e ekzekutivit serb u përpoq t`i ulte pritshmëritë e publikut, duke rrëfyer se nuk pret shumë nga nga vizita e Cholletit në Beograd. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit u arrit në 2013-tënnë kuadër të dialogut Kosovë - Serbi në Bruksel dhe dy vjet më vonë, mbërriti ujdia mbi parimet për themelimin e tij. Por po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës doli në përfundimin se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me kushtetutën dhe u kërkua rishikimi i tyre. Si mënyrë për të zbutur palën serbe e për të arritur më në fund një marrëveshje gjithëpërshirëse mes palëve, SHBA-ja dhe BE-ja ia kanë dhënë edhe ato bekimin formimit të Asociacionit, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një Asociacioni njëetnik. Chollet ndalon nesër në Serbi, e sipas një njoftimi të DASH-it, edhe me krerët e Kosovës, edhe me ata serb, në plan të parë të bisedimeve është integrimi euroatlantik, dhe arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, të bazuar në njohje reciproke.

Top Channel/ Kurti: Dua t’i shmang zgjedhjet për Presidentin! Raportet me opozitën, kurrë kaq të mira
02/03 19:57
Top News – Gati tre vite në fuqi. Bashkimi Europian heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës
02/03 16:42
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë, Kurti takon këtë të hënë kreun e LDK
02/03 12:15
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon të hënën kreun e LDK
01/03 20:08
Top News – Kurti thërret Këshillin e Sigurisë / Mbledhje e jashtëzakonshme pas sulmit mbi Iran
01/03 14:35
Top News – 1 euro për një orë qëndrimi…Familjarët e pacientëve në QKUK, barrë shtesë
01/03 14:18
Top News – Milionat e BE-së drejt Kosovës / 882,6 milionë euro fonde në lojë, ‘nuk duhen humbur’
01/03 14:17
Top News – Zgjedhja e presidentit në Kosovë. Kreu i PDK, Bedri Hamza i vë kushte Albin Kurtit
28/02 21:18
Top News- Kosova në krah të SHBA: Regjimi Iranian shtypës dhe destabilizues
28/02 20:30
Top Channel/ PDK do presidentin, Hamza i kërkon Kurtit që të zgjidhet nga partisë së tij
28/02 20:20
Top Channel/ Nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit në Hagë, akuzohet për pengim drejtësie
27/02 19:51
Top Channel/ Thaci ne Hage, nis gjyqi numër dy: “Pengoi drejtësinë”!
27/02 15:12
Top Channel/ Raportet për tërheqje nga Kosova, Osmani:”Ushtrinë amerikane e duam këtu”!
27/02 11:38
Top News- IDK padit MSH në Kosovë/ Kërkon shfuqizimin e tarifës për shoqëruesit e pacientëve
26/02 18:14
Top Channel/ PDK nuk ka votë për Osmanin: “Po na u kërkua, e propozojmë një kandidat per president!
26/02 14:59
Top Channel/ Murat Jashari “rrëzon” Konjufcën: “Asnjë plan për tu bërë president i Kosovës”!
26/02 12:20
Top Channel/ Spiropali vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 15:30
Top Channel/ Presidenti nga familja Jashari! Konjufca: Të vetmit që kanë konsensus nga të gjithë
25/02 15:27
Top News- VV përjashton Osmanin/ Konjufca: Një emër nga Jasharët ka konsensus
25/02 14:34
Top Channel/ Spiropali, vizitë në Prishtinë, takohet me homologun e saj në qeverinë Kurti
25/02 12:32
DIGITALB DIGITALB