As mosha, as sëmundjet, as skandalet duket se nuk e pengojnë Silvio Berlusconin në synimin e tij që t`i shtojë karrierës së vet politike edhe postin më të lartë të shtetit. Italia zgjedh në 24 janar presidentin e ri, dhe kavaljeri e sheh veten mëse të përshtatshëm për këtë pozitë. Manjat i medias, miliarder dhe tre herë kryeministër i vendit, Berlusconi i hyri politikës 30 vjet më parë, e përgjatë kësaj kohe nuk i kanë munguar as sukseset, e as problemet.