Festivali i 72-të i Filmit në Berlin uli siparin pas shpalljes së listës së fituesve, në krye të së cilës ishte filmi spanjoll “Alcarras”. Fituesja e Ariut të Artë për filmin më të mirë është regjisorja spanjolle Carla Simón, e cila filmin e shumëpëlqyer e kishte bazuar mbi eksperiencat e familjes së saj.