Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Fier për 31-vjetorin e themelimit të degës së këtij qytetit. Në fjalën e tij, Berisha kujtoi fillimet e themelimit të PD duke thënë se diktatura e llogariste Fierin si një bastion të saj. Ndër të tjera, thekson se fillimet nuk kanë qenë të lehta sepse ka pasur raste kur i qëllonin me gurë dhe përpiqeshin t’i bllokonin rrugën teksa shkonin nga një komunë në tjetrën.