Top Channel/ Berisha zbulon planin për bujqësinë: Shërbime falas fermerëve!
03/04/2025 19:46

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është ndalur sot në një takim me banorët e zonës së Baldushkut. Berisha gjatë bashkëbisedimit me ta, kryedemokrati u ndal te programi i partisë së tij dhe koalicionit opozitar për bujqësinë. Ai tha se ky sektor është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë prioritet nëse ata fitojnë në 11 maj zgjedhjet parlamentare. “Asnjë sektor nuk është më i rëndësishëm se sektori i bujqësisë. Shqipëria vërtetë ka tokë pak, por ka tokë pak nëse marrim parasysh fushën, por nëse kemi parasysh që toka e Shqipërisë në të gjithë territorin e saj është një tokë shumë pjellore, plot ujë në tërësi, që prodhon dhe vetëm injorimi i saj ka bërë që të dalë në sipërfaqe pafund, nuk ka tokë më pjellore se toka e këtij vendi. Ndaj sektori i bujqësisë për ne, se kjo qeveri e ka harruar, është një përparësi shumë e madhe”, u shpreh Berisha. “Ne i detyrohemi fermerëve përveç mbështetjes për prodhimin, t’u krijojmë infrastrukturën dhe shërbimet si të një lagjeje të qytetit. Tokën e punojnë ata vete, ne ndihmojmë me mjete. Transformim të infrastrukturës së Shqipërisë rurale, ne angazhohemi për subvencionim për çdo fidan që mbillni apo kokë bagëtie që mbani. Subvencionet do jenë emergjencë dhe do e praktikojmë menjëherë, masa nuk do jetë sa e Francës dhe Gjermanisë, por sa Kosova dhe Maqedonia, që sot është 5 herë më e madhe se e vendit tonë. Do ta 5-fishojmë këtë fond. Për çdo kredi që do merrni për sera, bagëti etj, ne do mbulojmë 80 % të interesave “, u shpreh ai.

Top News – Edhe PD në protestën e 28 nëntorit/ Berisha: Të nderojmë flamurin, detyrim i të gjithëve!
17/11 16:30
Top News – PD do lista të hapura. PS i kushtëzon me uljen e numrit të deputetëve
17/11 16:29
Top Channel/ Berisha kundër buxhetit 2027, e cilëson antikushtetues, kundërshton paketën fiskale
17/11 15:15
Top Channel/ Diella dhe Gjoni i tenderave. Rama prezanton sistemin e ri të prokurimeve me AI
17/11 15:05
Top Channel/Prokurimet online, pas Diellës Rama prezanton Gjonin: Aplikimi mund të kontrollohen…
17/11 14:08
Top Channel/ ’Standard i ri’ Rama: Shqipëria vendi më i vlerësuar për prokurimet publike
17/11 14:08
Top Channel/ ‘Modeli i ri i prokurimeve’, Rama: Sistem unik, IA do të flasë gjuhën e çdo grupi…
17/11 13:46
Top Channel/ ‘Buxhet i paligjshëm nuk e votojmë’, Berisha: Në 28 nëntor të derdhen të gjithë në…
17/11 12:52
Top Channel/’Rrofshin çunat që blejnë apartamente’, Berisha: Zëri më i fuqishëm i investimeve janë..
17/11 12:51
Top Channel/ ‘Zgjohet Sadami dhe thotë do ta bëj 15%’, Berisha komenton buxhetin e 2027 dhe…
17/11 12:45
Top Channel/ Tabaku denoncon: Demo e Hitaj refuzojnë dëgjesat për protestat, PS bllokon…
17/11 12:24
Top Channel/ PD deklaron votën kundër buxhetit 2027, Bardhi: Rama bën sikur ul taksat, por i rrit
17/11 12:18
Top News-Petro Koçi kundër përjashtimeve në PS: Vendimi për Spiropalin e Ndrecën, i tepruar
16/11 16:46
Top Channel/ Incidenti me muzikën serbe në forumin e BE Rama nga Brukseli: Serbia të njohë Kosovën
16/11 16:44
Top Channel/ Berisha sulmon SPAK dhe Ramën, kërkon bashkim të opozitës dhe protesta
16/11 15:18
Top Channel/ Rama reagon për këngën serbe. Kryeministri po merr pjesë në forumin e BE në Bruksel
16/11 15:16
Top Channel/ Anëtarësimi në BE, Rama nga Brukseli: Ne kemi bërë shumë më tepër se vendet e…
16/11 15:13
Top Channel/ ‘E sigurt që s’do jemi të mërzitshëm’, Rama nga Brukseli: Duam të martohemi këtu…
16/11 15:09
Top Channel/ ‘Nëse nuk do ishte Trump, askush s’do mendonte për Flamingot’, Rama flet për protestat
16/11 14:35
Top Channel/’ Beteja mesjetare’, Rama reagon për Kosovën: Një këngë pa shije u këndua këtu…
16/11 14:35