Kështu e përshkoi udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kreu i opozitës, Sali Berisha, pas rikthimit në Tiranë. Në mesazhin e parë nga Rinasi, Berisha zbuloi detaje nga vizita e tij 1 javore në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas, duke e cilësuar atë si një nga eksperiencat më të rëndësishme politike të jetës së tij. Berisha vlerësoi Konventën e Republikanëve, ndërsa u ndal dhe te fjalimi i presidentit Donald Trump.