Top Channel/ Berisha: Vendimi i sotëm ishte përgatitur me kohë në zyrën e Ramës
03/03/2023 20:00

Sali Berisha: Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD-së, qytetare dhe qytetarë shqiptarë. Sot në darkë Edi Rama, komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë ambasadorëve të caktuar, të akredituar në Tiranë të paralajmëruar në parlamentin shqiptar. Sot gjithashtu jemi në një orë, kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çmim pluralizmin në Shqipëri dhe PD-në. Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit Amerikane McGongial, të kaluar në një seri etapash sot konkludoi me një vendim të pashembullt në Europë dhe botë. Në procesin e sotëm dua të informoj shqiptarët se ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuluan tre ditë, tre ditë pasi e mbajtën 9 muaj, anuluan tre ditë para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje, një vendim legjitim, vetëm e vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama. Çdo gjykatës me integritetin minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk ishte palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje, por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën politike. Ky vendim vjen në një kohë kur opozita është e angazhuar në një revolucion demokratik, paqësor, me të cilin ajo është e betuar të përmbysë monizmin e Edi Ramës, është e betuar të ju rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Në këtë kontekst unë i bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së të ngrihen në lartësinë e tyre të misionit historik, misionit të shpëtimi të pluralizmit, demokracisë, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë. Çdo shqiptar sot në shumë se kurrë pret nga guximi ynë, qëndrimi ynë realizimin e këtij misioni. Opozita është një mision i lartë moral i normave të vërteta. Partia Demokratike është sot një parti më e fuqishme se kurrë dhe do të mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor të shpallur nga narkoshteti i Edi Ramës do të bëje marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme. Faleminderit.

Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56