Top Channel/ Berisha uron Trump, sulmon Sorosin: Drejtësia e tij është turp
06/11/2024 22:26

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar republikanin Donald Trump pas shpalljes së fitores si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga dalja e tij e përditshme nga ballkoni i shtëpisë, Berisha foli për fitoren e Trump, ku tha se ka ngjashmëri midis opozitës shqiptare dhe opozitës së SHBA-ve, presidentit Donald Trump. Berisha tha se drejtësia ‘drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit’. “Drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit. Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në botë Miqtë e mi, Zoti e deshi që të ketë disa ngjashmërira midis opozitës shqiptare dhe opozitës së SHBA-ve, presidentit Donald Trump. Edi Rama, Taulant Balla, etj., goditën tek shkon në miting me objekt hekur me qëllimin e verbër që Sali Berishës t’i shuhej zëri, të mos fliste dot. Donald Trump-i, po në publik kërkuan t’i mirrnin jetën ata që donin të përcaktonin presidentin e SHBA-ve, jo me votën e amerikanëve, por me dhunën më të egër njerëzore. Dhe pasi dështuan, e përsëritën përsëri. Ndaj edhe u thashë, 5 ditë përpara zgjedhjeve, deklarova se mbështesim kandidatin e Partisë Republikane, pa qenë të sigurtë se ç’do të ndodhte më vonë. Por, drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit. Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në botë, sepse prokurorët që bënin fushatë me reklamat televizive se do ta pjekim në hell po u zgjodh Donald Trump-i. Formuluan ndaj tij akuza monstruoze, njëlloj si këta prokurorë, qenie mercenare që konsiderojnë korrupsion pagesat e vajzës për të atin, të deklaruara. Bamirësitë për fëmijët që kanë nevojë për mjekim. Monstrat janë monstra kudo që ndodhen. Ato kanë verbërinë njerëzore.Miqtë e mi, a nuk e ndaloi Edi Rama emrin tim në fletën e votimit?A nuk ia ndaluan Donald Trump-it emrin në disa shtete në fletën e votimit?A është e vërtetë kjo, apo jo? Na morën vulën. Pra, ngjashmërira kemi. Po së fundmi, a nuk përdorën McGonigalin, ky tradhëtar i flliqur, i shitur i kombit të tij që vjen korruptohet në zyrat e Edi Ramës. Zyrtari i agjencisë më të fuqishme të botës. A nuk ishte ky, MCGonigal që persekutoi shpifje e trilloi për dosjen ruse për Donald Trump-in? Gjë që ai e tha dhe mbeti epike: le kalbet në ferr gjer në fund, tha Donald Trump për McGonigalin. Ne themi: le të kalbet McGonigali bashke me Edi ramën deri në fund.”-u shpreh Berisha.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34