Top Channel/ Berisha thirret sërish në gjyq! Avokatët e tij kërkojnë përjashtimin e gjykatëses
24/10/2023 19:26

Është kthyer në shah juridik seanca ndaj Sali Berishës, i dyshuar nga SPAK për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin Jamarbër Malktezi. Kur gjykata i kishte bërë gati të gjithë skenarët, nisur nga mungesa e deklaruar publikisht e ish kryeministrit, Berisha i surprizoi gjyqtarët dhe prokurorët me dërgesën e dy avokatëve Sokol Mëngjesi e Genc Gokutaj. Sidoqoftë ata kishin në çantë prokurë të përgjithshme dhe jo të posaçme, që do të thotë se mbrojtja përfaqëson interesat e ish-kryeministrit, por pa specifikuar orën dhe datën konkrete të gjyqit. Kjo prokurë do të thotë se jo vetëm mediatikisht por edhe ligjërisht, Sali Berisha nuk heq dorë nga këmbëngulja për të mos marrë dijeni nga vendimi i të shtunës ku ju dha në mungesë masa “detyrim paraqitje”. Gjatë seancës, pasi avokatët u legjitimuan për ta përfaqësuar, Irena Gjoka ju la kohë deri në orën 18:00 që të njihen me fashikujt e SPAK. Ata studiuan vetëm pak orë shkresat, dhe më pas kryen lëvizjen surprizë. Një kallëzim i përcjellë me anë të postës dhe i mbërritur në SPAK denoncoi gjyqtaren Gjoka për shpërdorim me pretendimin se masa e sigurisë ishte shpallur në shkelje, përderisa u anashkalua Këshilli i Mandateve për një masë sigurie ndaj një deputeti, siç është aktualisht Sali Berisha. Avokatët thanë se e lanë seancën përgjysmë pasi kërkuan dorëheqjen e gjyqtares, që nga ana e gjykatës përgënjeshtrohet duke thënë se kërkesa nuk kishte mbërritur ende në sekretari. Gjykata njoftoi se e shtyu seancën derisa avokatët të njihen me aktet. Të gjitha këto ndodhën jashtë orarit zyrtar dhe në një situatë të pazakontë, ku secila nga palët kuptueshëm po lëviz ngadalë. Nuk mund të thuhet ende nëse mungesa e Sali Berishës për tu njohur me masën e ka futur drejtësinë në një lojë procedurale, ku as SPAK as gjykata nuk po gjejnë instrument për ta zgjidhur. E sigurt është që të mërkurën sërish do të ketë seancë dhe sërish Berisha duhet të njoftohet.

Top Channel/ Shpronësimet në Durrës me çmimin e zonave rurale, debat në Bashki
12/11 23:24
Top News- Microsoft 365, Outlook dhe Teams pësojnë ndërprerje globale, mijëra përdorues të prekur
12/11 23:15
Top News- U vra në atentat në Spanjë, zbardhet e kaluara e Luka Beqirajt, lidhjet me mafien italiane
12/11 23:00
Top News- Katërmbëdhjetë të vdekur në aksident, kamioni përmbyset dhe merr para 23 automjete
12/11 23:00
Top News- Stuhia “Charles” do ta godasë sot Shqipërinë, zonat që rrezikojnë nga shiu dhe era e fortë
12/11 22:45
Top News- ‘Anëtarësim me meritë, jo nga dera e pasme’/Kurti: Historia po kthehet në skenën botërore
12/11 22:30
Top News-Krizë edhe për Mercedesin: Pezullohen investimet në Gjermani,shqyrtohet mbyllja e fabrikave
12/11 21:30
Top News- Personat e zhdukur nga lufta/ Kosovë, gjenden mbetje mortore në Shtërpcë
12/11 21:15
Top News – Ligji për Dhomat e Specializuara/ Britania e Madhe kundër ndryshimeve
12/11 21:00
Top News- Rritet nafta e benzina, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve
12/11 20:40
Top Channel/ 37 mln lekë më shumë për kinematografinë, debat për projektligjin në Komision
12/11 20:30
Top Channel/ Rrushkulli proteston për rrugët e shkatërruara dhe kanalizimet e papërfunduara
12/11 20:13
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, shtyhet për nesër udhëtimi drejt Barit
12/11 20:03
Top Channel/ Bizneset kundër paketës fiskale. APL: E dërgojmë në Kushtetuese. reagojnë shoqatat
12/11 19:56
Top Channel/ AKU bllokon misrin me aflatoksinë, pas shqetësimeve transmetuar në Top Channel
12/11 19:51
“Rama i shiti të gjithë!” Maliqi shpërthen me akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës,Veliajt dhe Sara Miles!
12/11 19:49
Top Channel/ Sponsorizimi në sport dhe art, deri në 30% lehtësi tatimore për kompanitë që investojnë
12/11 19:47
Top Channel/ Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit,akuzë për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shteti
12/11 19:45
Top Channel/ U gjobit mbi 15 herë! Rrëfimi prekës i flamurtarit të protestës: Nuk ndalem!
12/11 19:43
Top Channel/ Protesta shton pasiguritë ekonomike, BSH: Mund të frenojë investimet e turizmin
12/11 19:42