Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi protestë para Parlamentit këtë të enjte, për të kërkuar largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. Nëpërmjet një videoje live nga arresti shtëpiak, Berisha u bëri thirrje mbështetësve të mblidhen masivisht jashtë Kuvendit, në orën 11:00. Kërkesat janë dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme.