Me këngën “It’s the final countdown” ish-kryeministri Sali Berisha, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së dhe mbështetësit e tyre janë pozicionuar para Kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në protestën kundër “Ballkanit të Hapur”. Fillimisht ata qëndruan para selisë së Partisë Demokratike dhe më pas shkuan para godinës së Kryeministrisë.