“Foltorja e ripërtëritjes” u ndal të premten në Fier, ku kryetari Sali Berisha foli për objektivat e nismës, riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave në terren. Sipas Berishës, shtylla kryesore e politikës së PD-së do të jetë frenimi i shpopullimit të vendit.