Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga dera e SPAK, ku më herët u paraqit në respektim të masës së sigurisë ndaj tij, u ndal te zhvillimet e protestës në vend. Berisha tha kjo revoltë është shpërthimi i shoqërisë, por ndërkohë akuza hodhi sërish ndaj SPAK, duke thënë se është “shndërruar në një organizatë politike”.