Top Channel/ Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I mbylli dyert Europës
13/03/2026 22:48

Edi Rama është i bindur në objektivin: Shqipëria në BE brenda 2030-ës, por për Sali Berishën ai i mbylli dyert e Europës me vendimin për të mos i hapur rrugën arrestimit të Belinda Ballukut. Berisha e lexon rrëzimin e kërkesës së SPAK-ut nga socialistët si mbylljen e dyerve të hetimit. “Reagimi i tij, reagim tipik i hajdutit që për të shpëtuar lëkurën është i aftë të marrë çdo vendim dhe veprim, ishte mbyllja e dyerve hetimit dhe sistemit të drejtësisë. Këto zhvillime kërkojnë që PD dhe opozita të përgatiten në mënyrën më serioze për problematikat e mëdha të krijuara nga një regjim 12-vjeçar. Ne pavarësisht se ky i mbylli sot dyert e Europës, por ne rrugë tjetër përveçse drejt Europës, nuk kemi”. Edhe pse me numra të paktë në sheshe, Berisha ka bindjen se do ta rrëzojë Ramën nga pushteti dhe punën si kryeministër i ardhshëm do ta nisë me rrugët. Për këtë, ai mblodhi të premten ekspertët e Departamentit të Infrastrukturës pranë selisë blu, të cilëve iu kërkoi hartimin e planit konkret. “Ky departament është në misionin e tij për të hartuar planin më të mirë për ndërtimin e urbanistikës më moderne, për të përcaktuar përparësitë e mëdha me të cilat do fillojë që muajt e parë. Ne do përcaktojmë përparësitë tonë, ndërhyrjet me urgjencë, duhet të përgatisim me hollësi programin për përgjigjet më të mira dhe më të shpejta që qeverisja e PD do t’u japë këtyre çështjeve madhore të krijuara”. Ndërsa solli raste të rrugëve, ku sipas tij, është abuzuar gjatë qeverisjes së Ramës, Berisha paralajmëroi llogaridhënie dhe përgjegjësi të plotë për atë, që vetë ai e cilësoi si “katastrofë infrastrukturore në Shqipëri”.

Top Channel/ Kuvendi nis punën/ Sot janë thirrur disa komisione parlamentare
26/10 12:50
Top Channel/ “Kuvendi i marr peng” Blushi debat me Manjën, është një sallë poshtë vazhdoni…
26/10 12:03
Top Channel/ Votohet dhe Miratohet “Këshilli fiskal” në “Komisonin e ligjeve”
26/10 11:39
Top Channel/ Te “Ligjet” propozohet “Këshilli fiskal” me tre anëtar dhe “Sekretariat” me pesë vetë
26/10 11:36
Top Channel/ Çmimi i naftës, akti normativ hidhet në votim te “Ligjet, miratohet
26/10 11:35
Top Channel/ Pas një ore në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri Rama del nga mbledhja e grupit të PS
26/10 11:13
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit, sot mbledhja e grupit parlamentar të PS
26/10 10:05
Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03
Top News – ‘Qeveria do të reflektojë për protestat’. Rama: Por radikalët ideologjikë e fetarë…
24/10 12:54
Top News – Rama ndan protestën në dy grupe, të dhunshmit dhe paqësorët
24/10 12:52
Top News – Rama i qëndron listës: Mes protestuesve, persona me precedentë kriminalë
24/10 12:52
Top News – ‘Do ta paguani shtrenjtë’, Rama paralajmëron ‘himnizuesit e dhunës’ në protestë
24/10 12:39
Top News – PD ka thirrur protestë, Berisha shmang pyetjen për pjesëmarrje në të
24/10 12:19
Top Channel/ Rama: Protestuesit i dëgjova 4 muaj poshtë zyrës sime, vetëm sharje dhe ofendime
24/10 12:12
Top Channel/ Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon listën:Organizata kriminale e Edi Ramës
23/10 13:32
Top Channel/ Berisha sulmon sërish Ramën: Dhuna ndaj studentëve nuk do tolerohet, nesër do…
23/10 13:07
Top Channel/ 6 demokratë, 60 ditë jashtë Kuvendit/ ‘Etika’ i përjashton pas tensioneve në Parlament
23/10 12:16
Top Channel/ Rama rivendos gurët e dialogut, përsërit ftesën për bisedime, paralajmëron masa penale
23/10 12:11