Top Channel/ Berisha: Rama lehtësoi akuzat për aktin kriminal qeveritar ndaj profesor Mëngjesit
01/06/2024 21:30

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së tij, ndërsa ndodhet në “arrest shtëpie”. Berisha: Të dashur miq, sot avokati i të vërtetave që tmerruan Edi Ramën, profesor Sokol Mëngjesi vazhdon betejën e tij për jetën në gjendje kritike. Sot Edi Rama urdhëroi mercenarët e tij të lehtësojnë aktin makabër kriminal qeveritar ndaj profesor Mëngjesit. Duke marrë përsipër edhe njëherë autorësinë e sponsorit të këtij krimi shtetëror të shëmtuar. Të dashur miq, sot doresi u paraqit në gjykatë bashkë me mikun, që thotë e bëra për miqësi këtë krim të shëmtuar. Ju keni dëgjuar rëndom për vrasës me pagesë, kjo qeveri përdor vrasës dhe të burgosur me pagesë. Po miq, po, po! Shkoni merrni dosjen Alizoti. Alizotit për mashtrimin iu premtuan dy vite burg dhe 100 mijë euro shpërblim për dy vite burg. Po kështu doresi që u dorëzua, i janë premtuar mundet 50 mijë, mundet 100 mijë euro për vite burgu. Kurse tre të tjerë janë në drejtim të paditur. Ky është në gjithçka një krim shtetëror. Sot lehtësuan akuzën, nesër një pretekst tjetër. Atij që i është i përzier pa diskutim që hiqet sikur nuk di gjë, Dritan Nanos i thonë mos prano. Këtij që e goditi, ranë dakord që të bëjë ca burg, por natyrisht me shpërblim. Pushtet krimi ky, pushtet i shëmtuar. Dhe jo që mbroni Edi Ramën, çfarë shpirti, çfarë zemre keni ju? Nuk paska sot mijëra çështje nga më të ndryshmet, kurse profesor Mëngjesi kishte një kontratë të firmosur nga pala fituese se do kishte një shpërblim për punën e bërë. Asgjë tjetër, asnjë pronë të veten. Ai po merrte atë që i takonte me kontratë.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06