Sali Berisha e quajti protestën e të shtunës më të fuqishme në tërë ekzistencën e saj dhe akuzojë Edi Ramën se 35 vjetorin e PS e ktheu në anti-miting. EDI RAMA- E vërteta është se antimitingjet e Ramës por edhe të ndonjë agjencie janë të tëra akte antidemokratike mbasi armiku numër 1 i turizmit në Shqipëri sot për sot është Edi Rama. Jep dorëheqjen që të vijnë turistët meqenëse ti e shtrove në çështje kryesore. Doktor Berisha dënoi qëndrimet e Edi Ramës kur tha se në protestë ka dhe një komponentë dhe një frymë fashiste. Megjithëse protestuesit kërkojnë edhe largimin e Sali Berishës nga skena politike, doktori i parë i demokratëve foli vetëm për largimin e kundërshtarit të tij politik.