Është mbajtur në Tiranë dita e 128-të e protestës kundër klasave politike Këtë të hënë, protestuesit u mblodhën përpara Kuvendit, ku u mbajt seanca plenare. Më pas, ata vijuan marshimin, ku u mblodhën përpara Kryeministrisë dhe mbajtën fjalimet e tyre, ku u shprehën së nuk do të largohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. Ata gjithashtu iu përgjigjën edhe thirrjes për protestë nga Sali Berisha, duke thënë se nuk do e pranojnë. Pas fjalimeve, ata vijuan me marshimin në rrugët e Tiranës.