Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të diel takimin përmbyllës të fushatës në vendlindjen e tij, në Tropojën, që sikurse tha, nuk do e ndërronte me asnjë vend tjetër. Kukësi, Hasi, Puka, Tropoja, Vau i Dejës në 12 vite kanë marrë më pak, se sa ka vjedhur motra e Tërmet Peçit, tha Berisha gjatë takimit përmbyllës në Tropojë. Ai akuzoi qeverinë Rama se nuk ka investuar për veriun e vendit.