Top Channel/ Berisha pritet me këngë polifonike në Sarandë, ja reagimi i tij
24/04/2025 21:20

Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarët e Sarandës këtë të enjte. Ai premtoi se të gjithë të rinjtë do të shkollohen pasi do të hiqet mesatarja e shkollës. Në lidhje me bizneset, Berisha theksoi se me PD Shqipëria do të kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë. “Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, do bëjmë gjithçka që të rinjtë të shkollohen, hiqet mesatarja, bursa 200 euro për student, çdo sipërmarrës do paguhen sigurimet për të rinjtë, një popull pa rini s’ka të ardhme, bashkitë s’mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros taksë. Bizneset e mesme dhe të mëdha do kenë taksën e sheshtë më të ulët në Evropë. Tatim fitimi zbret nga 23 në 10%”, tha Berisha. Berisha: Një përshëndetje të përzemërt kandidatëve tanë që janë krenaria e vërtetë e ASHM-së, krenari e qytetarëve të rrethit Sarandës, qarkut të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë. Të flasësh në Sarandë, për Sarandën madhështore, për Shqipërinë madhështore është më e bazuar se kudo tjetër, pasi në çdo pamje që të shohësh këtë rreth ka madhështi të përjetshme. Saranda, ka një trashëgimi kulutore, natyrore, të jashtëzakonshme. Saranda është treva e bizhuve më të bukura të kulturës së njerëzimit. Ka parkun kulturor natyror më mahnitës, të cilin ndofta, nuk e ka asnjë vend tjetër në botë. Saranda ka madhështinë e njerëzve të vet. Këtu në këtë trevë, shqiptarë, grekë, rumunë, njerëz me prejardhje të ndryshme jetojnë në paqe, harmoni në shekuj. Në këtë kontekst, Saranda dhe jugu është një universitet madhor i lirive dhe të të drejtave njerëzore, respektit reciprok. Pra, kjo është Saranda që trashëgojnë sarandiotët, që trashëgon Shqipëria. Po, cila është Saranda jonë sot? Saranda, sot është qyteti i burrave dhe grave të moshuar, të cilët pasi kanë shkri jetën e tyre, energjitë e tyre, në këtë qytet dhe në këtë rreth, përjetojnë tiraninë e mjerimit. Përjetojnë një mbijetesë me një pension, më qesharakun, më të pamerituarin. Miq, nuk do të harrojmë një gjë. Ne që jetuam ditkaturën staliniste të Enver Hoxhës, ne e përmblidhnim atë me një term të përgjithshëm, diktaturë. Por, në fakt ajo ishte diktaturë e luftës së klasave, por ishte po kaq diktaturë me tiraninë e mjerimit dhe të varfërisë që iu impononte shqiptarëve me hiperkolektivizimin e vet. Sot, nuk ka hiperkolektivizim. Por, sot, pensionisti, punëtori në ndërtim, punëori i fermës, sot, mjeku, mësuesi, inxhinieri, profesionisti, jeton me një pension i cili çdo ditë e më shumë vështirëson ushqimin e përditshëm. I cili, e detyron atë, t’u thotë nipërve, mbesave: shkoni, se kaq kam. Këtu nuk ka më për ju! Merrni rrugët e botës! I cili, e le këtë zonjë, këtë zotëri, e le pa ilaçe. Këtë javë nuk po i marr ilaçet, se nuk arrij. Cili është ai që arrin të marrë ilaçet me një pension mesatar 172 mijë lekë? Cili është ai që mund të kënaqë veten, apo njerëzit e tij me një pension qesharak si ky? Mos të harrojmë se, 57% e këtyre burrave dhe grave nuk marrin 172 mijë lekë, jo. 57% e pensionistëve i kanë pensionet shumë më të vogla, të pjesshme dhe të pjesshme. Pra, çfarë ndodhi këtu me këtë vend? Si ka mundësi që, përsëri u rikthye pa mëshirë skamja, varfëria ekstreme? Po, po! Sepse, çmimet nga viti 2013 gjer sot, janë mbidyfishuar ushqimet dhe gjërave bazë. Litri i qumështit është dy herë më shumë, kilogrami i mishit po kështu, buka po kështu dhe ushqimet me radhë. Ekonomistët kanë faktuar se në qoftë se, pensioni duhet të ndiqte rritjen e çmimeve, të ishte pak më shumë, ai sot duhet të ishte 390 mijë lekë. Pra, një pensionist që merrte në vitin 2013 nëj pension 143 mijë lekë, për të jetuar sot siç jetonte atë vit, duhet të kishte një pension 390 mijë lekë. Pse nuk ndodhi kjo? Çfarë pati Shqipëria që nuk ndodhi? Pati ndonjë luftë? Jo, nuk pati. Çfarë pati ky vend? Ky vend pati vetëm një gjë. Këta qytetarë u vodhën, u vodhën, sa asnjë qytetar tjetër në Europë. Po, pse qytetari i Malit të Zi, që merrte një pension 138 mijë lekë në 2013, merr sot, 450 mijë? Pse qytetari i Maqedonisë së Veriut, që merrte një pension 130 mijë lekë në vitin 2013, merr sot 380 mijë lekë? Po pse, qyetetari serb, që merrte në vitin 2013, një pension 135 mijë lekë, merr sot 405 mijë lekë? Pse këta? Këta nuk patën kryeministra, si puna e e ktij që t’u thotë: shqiptarët janë dembela. Çfarë dembelash janë pensionistët? Të vret Zoti të nxjerrësh një fjalë të tillë për ta. Por, je hajdut ti, i vjedh ti dhe nuk u jep paratë që meritojnë.

Top Channel/ PD kundër delegimit të interpelancave, Berisha: Kushtetuta nuk e njeh
20/05 15:16
Top Channel/ Rama vizitë në Seul, diskuton me Kim Minseok për teknologjinë, AI dhe turizmin
20/05 15:06
Top Channel/ “Shqipëria ishte Korea e Veriut të Europës”, Rama në Seul: Kombet marrinë formë nga…
20/05 14:44
Top Channel/ ‘Rama ka humbur mendjen, i jep këshilla BE për Rusinë’,Berisha: I thotë Vladimiroviç…
20/05 13:53
Top Channel/ ‘Interpelancat në Kuvend’, Berisha: Nuk do pranojmë delegimin e detyrimit të Ramës…
20/05 13:51
Top Channel/ ‘Ne vendin më malor shuajti të gjitha komunat malore’, Berisha për Ramën: Askush…
20/05 13:51
Top Channel/ Berisha “djeg” pushimet verore: Zgjedhja e Kreut të PD Proces demokratik, rivalët…
19/05 13:17
Top Channel/ Ministri Gogu për “41 biss”: Do aplikohet nëse fuqizojnë strukturat kriminale
19/05 13:07
Top Channel/ Regjistrimet në seanca? Gogu: E çmon gjyqtari transparencën, përgjigjet për shtypin…
19/05 12:48
Top Channel/ ‘Amnistia penale do ndodhë’, Gogu: Paraburgimi dhe kontrollet në burgje…
19/05 12:48
Top Channel/ ‘Ne e zgjedhim kryetarin me një anëtar një votë’, Berisha: Asnjë nga PS nuk është…
19/05 12:45
Top Channel/ Do jetë verë e nxehtë për opozitën? Berisha: S’ka pushime për ne, lufta jonë për…
19/05 12:45
Top Channel/ ‘Kush dërgon letër është i vetëpërjashtuar nga PD’, Berisha: Çdo njeri është i lirë…
19/05 12:35
Top Channel/ ‘Vazhdojmë serinë e kryengritjeve paqësore’, Berisha: Protestat tona…
19/05 12:22
Top Channel/’Rrugët 8-12 herë më të shtrenjta se ne BE’ , Berisha AKSH model mafioz, i krijuar me…
19/05 12:19
Top Channel/ ‘Shqipëria nga 8 vendet me naftën më të shtrenjtë’, Berisha: Projektet grabiten…
19/05 12:14
Top News-Korreshi me domate e dokumente në shtyllën prej druri të dritave: Karakaç, erdha prapë unë!
18/05 20:15
Top News – ‘Referendum për kryetarin’. 77 degët e PD thirren për të votuar të shtunën
18/05 16:28
Top News – “Sa metra kanë ngelur nga kilometri i fundit”/ Berisha: Duhet të fitojmë betejën
16/05 16:20
Top News – “Në dosjen e Ballukut ka deshmitarë të penduar”/ Berisha: Ja pse nuk e nxjerrim dosjen
16/05 16:00