Demokratët e rithemeluar premtojnë se do të prekin sistemin e taksave nëse marrin pushtetin. Nga arresti shtëpiak, Sali Berisha prezantoi shtyllat kryesore të programit ekonomik, ku parashikohet rikthimi i taksës së sheshtë 10 për qind. “Të guxojmë të prekim tabutë dhe tabu është TVSH-ja. Unë jam që të mos ngurojmë. Nuk jam për përshkallëzime por jam për një ulje prej 25% të nivelit aktual të saj”, tha ish-kryeministri.