Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, qeveria po mban të fshehta takimet në Bruksel. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Sali Berisha i bëri thirrje delegacionit të BE në Tiranë që të informojë për procesin e kapitujve. Ndër të tjera ai tha se PD do të vazhdojë të insistojë për realizimin e kërkesave.