Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur për protestën kombëtare që ka thirrur përpara Parlamentit të enjten. Në një takim të zhvilluar në Lezhë, ai iu përgjigj protestuesve të Tiranës, duke u shprehur se nuk ka si qëllim të marrë drejtimin e tubimit që po bëhet në kryeqytet.