Ajo që flitej prej kohësh në qarqet politike të Tiranës ndodhi pasditen e 19 Majit 2021. Një datë e cila për Sali Berishën është shënuar si më e errta në të gjithë karrierën e tij politike mbi 30 vjeçare. Si sot 365 ditë më parë vetë sekretari amerikan i shtetit publikisht e shpalli zotin Berisha si të padëshiruar në SHBA.