Top Channel/ Berisha nis fushatën e premtimeve: Çmimi i ujit dhe dritave, në varësi të rrogave!
13/12/2024 21:52

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se me ardhjen e kësaj force politike në pushtet, primare do të jetë vendosja e minimumit jetik, rritja e rrogave dhe pensioneve. Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha tha se ata që paguhen me pak, do ta kenë më të ulët çmimin e dritave dhe ujit. “Vendosja e minimumit jetik 200 euro. Rroga minimale 500, rroga mesatare 1200 euro. Jo vetëm kaq, nuk mundet shteti t’i shesë energjinë tjetrit si atij me 500 euro dhe atij me 7 mijë euro rrogën. Kurrë, kjo nuk do të ndodhë. Çmimet e energjisë, ujit të pijshëm dhe disa shërbime do të proporcionohen rreptësisht sipas rrogave dhe të ardhurave. E gjithë beteja jonë vitin e parë të qeverisjes do të jetë të shtrojë bazën e një starti të fuqishëm për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Ne ishim më mirë se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor”-u shpreh ndër të tjera Berisha. Berisha foli edhe për konfiskim vilash dhe hotelesh. “Shqipëria nuk meriton kurrë një diktaturë. Ata që vendosin diktaturën në një popull të stërvuajtur, ky do të përgjigjet. Po, po. Le të shkojë dhe prapa diellit. Pasuritë e tyre do konfiskohen, absolutisht. Shikoni hotelin në Durrës 20 katësh me pronar një njeri që merr rrogën në bashki. 20 kate hoteli në kristale, në xham i tëri. Secili prej tyre është me 3 vila, 5 vila. Nga i gjeti ky ministri i Brendshëm 3 vila njëra pas tjetrës? Këta ku t’i kapësh, i kap në krim. Konfiskim, konfiskim dhe vetëm konfiskim. Dhe ta dinë qytetarët se të gjitha do të shndërrohen në vlera për ta. Do t’u kthehen qytetarëve. Po! Më datën 23 dhjetor, ditën e hënë në ora 17.00, kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë. Mbarë bota mezi pret këtë akt, këtë mosbindje, E kanë pëlqyer shumë, kudo në botë. U them unë juve. Se një gjë duhet ta dini. Atë ndihmë që na ka dhënë ne shtypi ndërkombëtar, nuk i dalim borxhit kurrë”.

Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02