Top Channel/ Berisha nga Baldushku: Votoni 1, këta përfaqësues garant për mbajtjen e premtimeve
03/04/2025 18:01

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është ndalur sot në një takim me banorët e zonës së Baldushkut. Berisha gjatë bashkëbisedimit me ta, kryedemokrati u ndal te programi i partisë së tij dhe koalicionit opozitar për bujqësinë. Ai tha se ky sektor është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë prioritet nëse ata fitojnë në 11 maj zgjedhjet parlamentare. “Asnjë sektor nuk është më i rëndësishëm se sektori i bujqësisë. Shqipëria vërtetë ka tokë pak, por ka tokë pak nëse marrim parasysh fushën, por nëse kemi parasysh që toka e Shqipërisë në të gjithë territorin e saj është një tokë shumë pjellore, plot ujë në tërësi, që prodhon dhe vetëm injorimi i saj ka bërë që të dalë në sipërfaqe pafund, nuk ka tokë më pjellore se toka e këtij vendi. Ndaj sektori i bujqësisë për ne, se kjo qeveri e ka harruar, është një përparësi shumë e madhe”, u shpreh Berisha. “Ne i detyrohemi fermerëve përveç mbështetjes për prodhimin, t’u krijojmë infrastrukturën dhe shërbimet si të një lagjeje të qytetit. Tokën e punojnë ata vete, ne ndihmojmë me mjete. Transformim të infrastrukturës së Shqipërisë rurale, ne angazhohemi për subvencionim për çdo fidan që mbillni apo kokë bagëtie që mbani. Subvencionet do jenë emergjencë dhe do e praktikojmë menjëherë, masa nuk do jetë sa e Francës dhe Gjermanisë, por sa Kosova dhe Maqedonia, që sot është 5 herë më e madhe se e vendit tonë. Do ta 5-fishojmë këtë fond. Për çdo kredi që do merrni për sera, bagëti etj, ne do mbulojmë 80 % të interesave “, u shpreh ai.

Top News – Edhe PD kundër rregullores së GJKKO. ‘Shkel Kushtetutën, të tërhiqet menjëherë vendimi’
07/08 13:49
Top Channel/ Harta e re në Kushtetuese, Boçi: Ndihmë ndërkombëtarëve për referendum, kërkesë dhe KQZ
06/08 15:09
Top News – ‘Kompania e dënuar nga BE’. PD kërkon anulimin e tenderit për avionët zjarrfikës
06/08 14:50
Top News – Shtyllat e ‘Besës’ së Ramës, mesazhi për socialistët: Besim, empati, shërbim dhe angazhim
06/08 14:27
Top Channel/ Wendt ambasador i SHBA në Shqipëri! Senati miratoi me 50, pritet firma e Trump
06/08 12:03
Top News – ‘Urdhër-arresti ndaj Ermal Beqirit’ Berisha thotë se procedurat u zvarritën
05/08 14:31
Top News – Pagat e magjistratëve. Berisha kërkon respektimin e vendimit të Kushtetueses
05/08 14:30
Top News – ‘Ulja në tryezë me PS, kusht nga Europa’ Berisha, për reformën territoriale dhe zgjedhore
05/08 14:29
Top News – ‘Aeroporti i Vlorës, gjobë 500 milionë euro.’ Berisha paralajmëron faturën në arbitrazh
05/08 14:29
Top News – Berisha dënon shpalljen non-grata të Valon Beles. ‘Ka denoncuar Ramën, luftëtar i lirisë’
05/08 14:28
Top Channel/ Kryemadhi: Nuk do përdor shtatzëninë! Jo artifica procedurale përballë drejtësisë
03/08 15:16
Top Channel/ Berisha: S’e votojmë kryeprokurorin, të rikthehen kompetencat që i janë hequr
03/08 15:15
Top Channel/ Kryemadhi i përgjigjet Berishës me batuta: Ju garantoj që me barrë nuk ngel, por…
03/08 13:25
Top Channel/ Berisha sërish në SPAK! Kreu i PD në Prokurori, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”
03/08 12:51
Top Channel/ Berisha: Zbatoni vendimet e gjykatave. Kreu i PD Komenton protestat për “Territorialen”
03/08 12:10
Top Channel/ Rama reagon pas protestave: Harta e re në konsultim. Djegia e teserave të PS, turp
02/08 19:29
Top News – ‘Noter i akteve të qeverisë’. Ratifikoi huanë me SHBA-në, Bardhi akuzon Begajn
02/08 18:49
Top News-Protestat brenda PS për ‘Territorialen’/Rama- Mos qani hallin e kalorësit që i varen këmbët
02/08 18:00
Top News – Propozimi i PS për bashkitë. Berisha: Plan për shpopullimin e vendit
01/08 15:41
Top Channel/ Berisha: Protestë kundër hartës së re, ky është plan antishqiptar
01/08 15:12