Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se dokumentet e dorëzuara për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndodhen ende në ambasadën amerikane dhe se nuk ka marrë asnjë njoftim lidhur me pasaportën e tij. I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, nëse e kishte tërhequr pasaportën nga ambasada dhe nëse kishte planifikuar takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Berisha tha se deri më tani nuk ka planifikuar asnjë takim.