Sali Berisha pranoi sërish vlerësimin e Brukselit për përparimin e Shqipërisë në procesin integrues, por sipas tij, nota pozitive u dha pas shumë ndërhyrjeve në IBAR. “Kanë bërë 32 ndërhyrje kapitale, nga të cilat 14 që s'kanë ekzistuar. I jep një goditje fatale përpjekjes së Edi Ramës për ta pronësuar procesin themelor të integrimit.”