Top Channel/ Berisha: Meta sot i bëri gjyqin mercenar Dumanit e Krajës. Akuzohet për ligjin që…
23/10/2024 21:38

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të GJKKO për të lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta. Berisha shprehet se “Sot në gjykatat e partisë u zhvillua një farsë, nga më të turpshmet elektorale. Ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit të cilit me urdhër të Edi Ramës iu organizua pusi, me qëllim për ta dhunuar, zvarritur, goditur dhe arrestuar dhe në rast kundërshtimi për ta ekzekutuar” “Në të vërtetë Ilir Meta në sallën e gjyqit, i bëri mercenar Dumanit, ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja. I bëri gjyqin organizatës kriminale Skrapi i Partisë. E morët besoj vesh se cila ishte akuza ndaj Ilir Metës. Akuza ishte se ky kishte porositur një vilë tek një biznesmen i njohur dhe vilën e kishte anuluar po vetë, por që sipas mercenar Dumanit, ish-xhelatit të sigurimit Kraja, dhe Kallpit të Skrapit, Ilir Meta bashkë me bashkëshorten paskan kaluar ligjin që i interesonte këtij biznesmeni për minierat. A ka tallje më të madhe me drejtësinë, a ka tallje më të madhe me shqiptarët, ka tallje më të madhe me ligjin dhe të drejtën. Po si mundet 20 vetë të kalojnë një ligj në parlament, në një kohë që ai ligj ka marrë 74 vota të gjitha të Edi Ramës, të socialistëve. Shiko sa të paftyrë, sa llum njerëzor janë, akuzojnë Ilir Metën që kishte 19 deputet, se kalove ligjin në parlament për interesa të një biznesmeni në një kohë kur atë e votuan të gjithë deputetët e PS, pa të cilët nuk kalonte ai ligj. Kjo është mor drejtësia. Kjo është drejtësia e turpit, drejtësia e organizatës kriminale. Po si mund ti thonë shqiptarëve, a kanë fytyrë, a kanë nder. As nder, as moral, as fytyrë nuk kanë, këta horra. Se ligjin e kaloi në parlament jo ai që kishte 70 deputet, por e kaloi ky që kishte 20 deputetë. O primitivë, të paftyrë, po si mund të shkruani gjëra të tilla ju mor. Po i tajkaloni të gjithë hetuesit e Sigurimit të Shtetit. Ju tejkaloni kriminelët kudo që janë. Kjo ishte more zotëri akuza”, tha Berisha.

Top Channel/ Kos tregon kur hyjmë në BE/ “Shqipëria mbyllë negociatat vitin e ardhshëm”
27/11 15:13
Top Channel/ “S’kërkojmë dhurata, duam maksimumin e detyrave”, Rama: Do i përmbushim pikë për pikë
27/11 14:21
Top Channel/ Rama në konferencë me Kos/ Dera e BE-së është e hapur, Ballkani duhet të nxitojë
27/11 14:04
Top Channel/ “Ne deputetët të heqim dorë nga dietat”, rrëzohet amendamenti i Leskajt në Kuvend
27/11 13:48
Top Channel “Në 2030 në BE” Rama konferencë me Kos: Rruga përpara nuk është e lehtë
27/11 13:21
Top Channel/ “Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë 15%” Marta Kos: Rrugët tregtare në presion
27/11 12:56
Top Channel/ Rama: Shqipëria nuk do të lërë asnjë detyrë pa përmbushur në rrugën drejt BE-së
27/11 12:48
Top Channel/ Kuvendi kalon buxhetin 10 mld euro, Kuvendi rrëzon të gjitha amendamentet e opozitës
27/11 12:16
Top Channel/ Opozita përballë Marta Kos, Muçi kritikon mbështetjen për Ramën, kërkon qeveri kujdestare
27/11 12:13
Top Channel/ “Kemi shumë rrugë për të bërë” kryeministri Rama: BE gati të na ndihmojë
27/11 10:44
Top Channel/ Korreshi ironizon ministrin: Shko futi një çaj mali, s’kemi takat të të arrestojmë ty
26/11 15:26
Top Channel/ Demo: Mbi 200 policë të lënduar, janë sulmuar mbi 30 banka gjatë protestës
26/11 15:25
Top Channel/‘Vetëm sazia ka munguar’, Korreshi: 50 vite në diktaturë, ju mendjen e kishit te vjedhja
26/11 15:15
Top Channel/ Harta territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit
26/11 15:12
Top Channel/ Ministria Ismaili: Mund të pranohet diskutimi me dy standarde, por jo dhuna
26/11 15:11
Top Channel/ Buxheti 2027, Braçe mbron ndryshimet fiskale, Berisha: Po rëndoni shqiptarët e bizneset
26/11 15:10
Top Channel/ Manja ironizon PD për protestën e 28 nëntorit: Ju festoni tortën e Lulit, ne Pavarësinë
26/11 15:08
Top Channel/ Reforma zgjedhore, PD kërkon kohë, Balla: E keni bojkotuar
26/11 15:07
Top Channel/ PD kërkon tërheqjen e aktit normativ, Berisha përsërit akuzat ndaj Ballës
26/11 15:06
Top Channel/ Luarasi: Levën e hekurit dhe molotovin nuk e mbron asnjë konventë
26/11 15:03