Top Channel/ Berisha me Renisin përballë Noizyt: Ministret mijëra euro aksesorë
12/04/2025 21:41

Fokusi i programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore është familje. Me qëndrime konservatore, kryedemokrati Sali Berisha premtoi krijimin e Ministrisë së Familjes, nëse fiton zgjedhjet e 11 majit. Nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Berisha u zotua për bonuse për fëmijët dhe vendosjen e minimumit jetik 200 euro. “Do të kemi Ministrinë e Familjes, do të zbatojmë politikat më të avancuara të mbështetjes të familjes shqiptare. Bonus për fëmijën e parë, për të dytin. Do mbështetet nga lindja deri në 23 vjeç për fëmijën e tretë. Sot me qindra familje janë me nëna kryefamiljare. I garantoj se do të bëjmë gjithçka për të zgjidhur çdo mungesë që kanë, fëmijët e tyre do kenë 200 euro minimum jetik. Qeveria do bëjë gjithçka për biznesin e sukseseve të tyre”. U ndal te gratë dhe vajzat, që sipas tij jetojnë në ‘patriarkatin e Edi Ramës’. Madje, premtoi shpërblim edhe për gratë shtëpiake. “Tek flasim për familjen, është e qartë se epiqendra saj është gruaja, nëna, vajza shqiptare. Ndaj zotohemi këtu para jush se do të luftojmë me ju të rrëzojmë murin e patriarkalizmin, të dhunës. Këtë mur që mban gjallë diferencat mes nënës dhe babit, midis motrës dhe vëllait, vajzës dhe djalit. U garantoj vajzat se do bëhet gjithçka për biznesin e tyre, do të mbështeten me linja të veçantë. Ato që quhen shtëpiake do të shpërblehen për punën e tyre. Njeriu më mizogjen. U detyrua të thoshte se na ka pa syri i keq. Po ti je e keqja vetë mo. A ka të keqe më të madhe se ai që i largon nënës vajzën dhe djalin drejt rrugëve të botës. A ka më keq se t’u largohesh burrin nga shtëpia për t’u siguruar kafshatën. Me mizogjininë tënde je bërë i famshëm. Po nxit dhunën kundër grave. E ka në borxh të përrallisë, por një fjalë nuk flet kur një grua dhunohet apo vritet. Është një mizogjen i pakorrigjueshëm. Gratë dhe vajzat do të jenë ato që do e çojnë aty ku e meriton”.

Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38
Top Channel/ Shqipëria ka ecur përpara”, ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit duhet vijuar
05/11 12:33
Top Channel/ ‘Mustaqet e asnjë Celoje s’mund të na pengojnë’/ Rama: Do bëjë çmos që askush…
05/11 12:24
Top Channel/ Raporti i BE për Shqipërinë, Rama: Dy medalje në këtë raport, ana e shndritshme e…
05/11 12:14