Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi do të vijojnë të mbahen nën arrest shtëpie. Vendimi u dha nga gjyqtarja e hetimit paraprak Irena Gjoka, e cila e konsideroi te pabazuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të të dyve që këmbëngulën se nuk kishte prova dhe nuk egzistojnë as rrethanat dhe ndaj masa personale duhej revokuar. Prej muajit dhjetor 2023 kur u dërgua nën arrest shtëpie ish kryeministri hapi procese paralele . në njërën prej tyre për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në parlament dhe tjetra për të hequr arrestin shtëpiak. Por kërkesat janë hedhur poshtë dhe sipas mbrojtjes vendimet janë të paracaktuara.