Top Channel/ Berisha: Marshi i Shkodrës ishte një mesazh se opozita do triumfojë
02/11/2024 20:49

Ish kryeministri Sali Berisha komentoi protestën e mbajtur sot në Shkodër. Berisha: Prandaj cilido që përpiqet sot t'ua shesë masakrën e 30 tetorit si një larje hesapesh mes bandash, mashtron dhe vetëm mashtron. E vërteta është se është një krim i paralajmëruar dhe një krim i licencuar nga narkopolicia që vepron në Shkodër. Ishte një krim që duhej të ndodhte në mënyrë që Edi Rama të merrte mandatin mbi krimin, siç mori kreu i bashkisë së qytetit, Benet Beci. Miqtë e mi, ndonëse Arlindi, Hamzai dhe Flutura sot prehen në dheun e ftohtë të varrezave të Shkodrës, sot në rrugët dhe sheshet e qytetit, kujtimi i tyre u përjetësua, në marshin fisnik të shkodranëve dhe shqiptarëve që shkuan në Shkodër n marshim. Sepse ai marsh i tregoi bandave, ai marsh i tregoi narkopolicisë, ai marshim i tregoi shefit të bandave dhe narkopolicëve, Edi Ramës se shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë. Se shqiptarët nuk do frikësohen kurrë. Se shqiptarët nuk do ta falin kurrë mandatin e deputetit që Edi Rama tenton ta blejë me gjakun e qytetarëve të Shkodrës. Marshi i Shkodrës ishte një dëshmi se qytetërimi do fitojë ndaj barbarisë. Se guximi qytetar nuk mposhtet nga asgjë. Marshi i Shkodrës ishte një mesazh se opozita do triumfojë. Marshi i Shkodrës ishte marshi i shqiptarëve që sot janë bashkë kundra së keqes! Për këtë, të gjithë ju që sot rrugëtuat në rrugët dhe sheshet e Shkodrës, në orët e saj më të vështira, keni falenderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme. Ne do fitojmë! Miqtë e mi. Fitorja na pret.

Top Channel/ Vokshi akuzon Belinda Ballukun për pasuri 1.2 mld euro, 300 shtëpi dhe dy jahte
27/10 15:16
Top Channel/ Berisha thërret protestë kombëtare. PD thirrje për protestë më 31 tetor
27/10 15:14
Top Channel/ “Dhunë shtazarake ndaj protestuesve” Aliolli Braçe: Ju keni një qëndrim, ne një tjetër
27/10 14:16
Top Channel/ Vokshi akuzon mazhorancën se po mbron Ballukun, opozita bojkoton komisionet
27/10 12:16
Top Channel/ Opozita bojkoton Parlamentin! PD kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeveri teknike
26/10 15:14
Top Channel/ Berisha: SPAK të arrestojë Ballukun, studenti që u përball me 7 narkopolicë…
26/10 15:11
Top Channel/ PS refuzon dorëheqjen e Ramës! Balla për protestuesit: Merrni shembull studentët serbë
26/10 15:10
Top Channel/ Kuvendi nis punën/ Sot janë thirrur disa komisione parlamentare
26/10 12:50
Top Channel/ “Kuvendi i marr peng” Blushi debat me Manjën, është një sallë poshtë vazhdoni…
26/10 12:03
Top Channel/ Votohet dhe Miratohet “Këshilli fiskal” në “Komisonin e ligjeve”
26/10 11:39
Top Channel/ Te “Ligjet” propozohet “Këshilli fiskal” me tre anëtar dhe “Sekretariat” me pesë vetë
26/10 11:36
Top Channel/ Çmimi i naftës, akti normativ hidhet në votim te “Ligjet, miratohet
26/10 11:35
Top Channel/ Pas një ore në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri Rama del nga mbledhja e grupit të PS
26/10 11:13
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit, sot mbledhja e grupit parlamentar të PS
26/10 10:05
Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03
Top News – ‘Qeveria do të reflektojë për protestat’. Rama: Por radikalët ideologjikë e fetarë…
24/10 12:54
Top News – Rama ndan protestën në dy grupe, të dhunshmit dhe paqësorët
24/10 12:52
Top News – Rama i qëndron listës: Mes protestuesve, persona me precedentë kriminalë
24/10 12:52