Partia Demokratike e ka vënë në qendër të mesazhit të saj protestën e qytetarëve, duke deklaruar se ajo po fiton mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Kreu i PD-së, Sali Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale këtë të shtunë tha se protesta është kthyer në një çështje që po ndiqet edhe jashtë Shqipërisë.