Top Channel/ Berisha: Krijimit i shtetit bektashi, për të krijuar lavatriçen më gjigante të …
19/10/2024 21:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në ballkonin e shtëpisë ku ndodhet në arrest shtëpie. Berisha: U mburre sot në atë monologun që bën, se Shqipëria e viteve ’30, qytetarë dhe qytetare një gjë u garantoj, se me Edi Ramën, drejtimi i Shqipërisë është drejt krimit, drejt drogës, drejt varfërisë, drejt zbrazjes së Shqipërisë. Me Edi Ramën, drejtimi i Shqipërisë është drejtimi i shndërrimit të fondeve publike, pasurive publike të Shqipërisë, në parajsë për Edi Ramën, në parajsë për organizatat e tij kriminale në qeveri, në Skrap, Parlament. Në parajsë për trafikantët e drogës, bosët e mafias shqiptare. Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt shfrytëzimit kolonjal nga një pushtim i mbarë shqiptarëve. Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt një vendi pa drejtësi, me vetëgjyqësi, drejt një vendi ku qytetarët presin 15 vite për një vendim gjyqësor, ku prokurorë dhe gjykatës special janë në garë të rrjepin sa më shumë qytetarët. Se si e si, të marrin peng politikanët. Se si e si ti lëpihen më shumë narkodiktatorit Edi Rama. Qytetarë dhe qytetare, të dashur miq! Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi më antikombëtar që ka njohur ndonjëherë historia. Drejtimi i thikave të tmerrshme pas shpine, Kosovës dhe qytetarëve të saj. Drejtimi i vendosjes së sanksioneve më të para ndaj Kosovës, nga një horr në krye të Tiranës. Drejtimi më i keq i përçarjes, shkelmimit të tolerancës fetare dhe bashkëveprimit ndërfetar. Drejtimi i sulmit të egër, ndaj shumicës myslimane shqiptare. Drejtimi i shkelmimit të trashëgimnisë tonë të shkëlqyer, laike, i krijimit të shtetit Islamik bektashi, për të krijuar lavatriçen më gjigante të larjes së parave dhe qarkullimit të banditëve me pasaporta diplomatike. Drejtimi i përpjekjeve demonjake për të copëtuar komunitetin mysliman shqiptar, që ka një trashëgimni të shkëlqyer, fetare dhe atdhetare dhe që kërkon ta shkelmojë ky antishqiptar. Që në aktet e tij tejkalon çdo antishqiptar tjetër në historinë tonë.

Top Channel/ Rama: Dialog, por jo dhunë! Kryeministri njeh shqetësimet e studentëve
24/10 15:14
Top Channel/ “Vetëm studentët, Rama n’burg Berisha burg”, militantët e PD nuk mirëpriten në protestë
24/10 14:11
Top Channel/ Digjen ulëset e Ramës. Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta te kryeministria
24/10 13:03
Top News – ‘Qeveria do të reflektojë për protestat’. Rama: Por radikalët ideologjikë e fetarë…
24/10 12:54
Top News – Rama ndan protestën në dy grupe, të dhunshmit dhe paqësorët
24/10 12:52
Top News – Rama i qëndron listës: Mes protestuesve, persona me precedentë kriminalë
24/10 12:52
Top News – ‘Do ta paguani shtrenjtë’, Rama paralajmëron ‘himnizuesit e dhunës’ në protestë
24/10 12:39
Top News – PD ka thirrur protestë, Berisha shmang pyetjen për pjesëmarrje në të
24/10 12:19
Top Channel/ Rama: Protestuesit i dëgjova 4 muaj poshtë zyrës sime, vetëm sharje dhe ofendime
24/10 12:12
Top Channel/ Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon listën:Organizata kriminale e Edi Ramës
23/10 13:32
Top Channel/ Berisha sulmon sërish Ramën: Dhuna ndaj studentëve nuk do tolerohet, nesër do…
23/10 13:07
Top Channel/ 6 demokratë, 60 ditë jashtë Kuvendit/ ‘Etika’ i përjashton pas tensioneve në Parlament
23/10 12:16
Top Channel/ Rama rivendos gurët e dialogut, përsërit ftesën për bisedime, paralajmëron masa penale
23/10 12:11
Top Channel/ Rama akuzon PD për dhunën: Përshkallëzimi u përgatit prej muajsh, PD mori autorësinë
23/10 12:10
Top Channel/ Etika shqyrton kërkesën për përjashtimin e deputetëve të PD, kalimi drejt zyrës me…
23/10 11:27
Top Channel/ “Zero lidhje me universitetin”/ Rama publikon listën e të arrestuarve në protestë, me…
23/10 11:25
Top Channel/Protesta/ ‘Glasa mbi tortë është Partia demokratike’, Rama: PD mori përsipër dhunën tek…
23/10 11:09
Top Channel/ ‘Mjetet shpërthyese dhe luftarake janë në duart e policisë’, Rama për Protestën: Antifa
23/10 11:09
Top Channel/ Rama vendos fletët me thirrjet për dialog: I gatshëm të takohem në çdo vend
23/10 10:11
Top News- Gara për kreun e OKB-së! Rama mbështet Lana Nusseibeh- Kandidaturë shprese!
22/10 22:06