Top Channel/ Berisha injoron thirrjet kundër tij: Bashkohuni në protestë!
07/07/2026 22:54

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ripërsëriti thirrjen për demokratët, mbështetësit dhe të gjithë qytetarët, që t’i bashkohen protestës në Tiranë. Ndonëse në protestën në kryeqytet nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër Berishës dhe prej 38 ditësh kërkohet rrëzimi i gjithë klasës politike, për liderin e opozitës, ky tubim duhet ta arrijë qëllimin. “Një protestë e madhe qytetare rinore është në vazhdim. Duhet të bëjmë gjithçka që të finalizohet me sukses misioni i saj. Kontributi i gjithsecilit është i jashtëzakonshëm. Ky është nderimi më i madh që u bëjmë ne martirëve të lirisë, të rënëve të kombit, shërbimi më i madh që i bëjmë të ardhmes së fëmijëve tanë dhe të kombit shqiptar dhe Shqipërisë”. Gjatë një takimi në selinë blu, të organizuar nga departamenti i të përndjekurve në PD, ku u përkujtuan inxhinierë dhe drejtues të sektorit të naftës të pushkatuar nga regjimi i Enver Hoxhës, Berisha nuk i kurseu dhe sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. “Sot në Shqipëri nderohen, për fatin më të keq, xhelatët. Nderohen banditët dhe kriminelët. Kohë identike në rrafshin moral me atë të diktaturës së Enver Hoxhës. Të vendosësh në qytetin e Durrësit një rrugë me emrin Kristaq Rama, është një fyerje, është një poshtërim, është një dhunë morale për të gjithë shtresën e të përndjekurve politikë të Shqipërisë”. Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi mazhorancën socialiste se po rikthen të njëjtin model moral të së kaluarës.

Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59